Shpërthime diellore do të godasin Tokën
Pëlqej
Dy shpërthime të mëdha diellore pritet të godasin Tokën sot më 12 shtator.

Sulmi më i fuqishëm pritet të ndodhë në terrirtorin e shtetit të SHBA-ve.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar Qendra për Parashikime Atmosferike Kombëtare e ShteteveBashkuara.

"Ne nuk presim ndonjë goditje serioze, apo të pa kontrollueshme nga këto shpërthime, por situata do të vëzhgohet me kujdes nga afër", tha drejtori i qendrës, Thomas Berger.

Stuhitë pritet të shfaqen në pjesën veriore të ShteteveBashkuara, sot, gjatë pasdites.

Pasojat e tyre mund të jenë vetëm anësore, të tilla si ndërprerje sinjali, të radiove apo komunikimeve të tjera./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori