Shpërthim i yllit "Perëndia e kaosit" është afër, sa rrezikohet toka
Shkencëtarët australianë në Universitetin e Sidneit kanë zbuluar një yll që e kanë quajtur, “Perëndi të kaosit” pasi pritet që të shpërthejë nga momneti në moment.

Ky yll është 8,000 vite dritë larg nga Toka por shpërthimi i tij do të jetë tepër i madh dhe do të prodhojë shpërthimin e parë të Rrezatimit të Rrugës së Qumështit, një ngjarje e rrezikshme dhe jashtëzakonisht energjike.

Shkencëtarët tregojnë se shpërthimi do të jetë një kombinim vdekjeprurës i pluhurit dhe gazit i përzierë me erën, i cili do të arrijë shpejtësinë 12 mln km në orë, duke shënuar ngjarjen më të madhe energjike pas Big Bengut.

Apep përbëhet nga dy yje të nxehtë, të shkëlqyeshëm që orbitojnë njëri-tjetrin çdo njëqind vjet apo më shumë.

Shkencëtarët thonë se një nga yjet ka kushte perfekte për të krijuar një shpërthim gama, që ka potencialin për të hequr ozonin e Tokës nga atmosfera, duke rritur në mënyrë drastike ekspozimin tonë ndaj dritës UV nga dielli./albeu.com/
Shtuar më 22/11/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori