Shokon botën, nëna mbyt vajzat pasi shpreh dashurinë në Facebook (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbyt vajzat me qese plastike një ditë pasi poston në rrjetet sociale fotot se sa shumë i donte ato. Këtë krim makabër e ka kryer një 24 vjeçare, ku sipas mediave të huaja raportohet se vuante nga çregullime mendore. Ajo nuk është penduar, ndërsa dy vajzat e saj një dhe tre vjeçe kanë ndërruar jetë një orë pasi janë dërguar me urgjencë në spital. E reja nga Washingtoni ka mbytur me qese plastike dy vajzat e saj, Ayden 1 vjeçe dhe Kayla 3 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së dielë dhe fqinjët që kanë dëgjuar të qarat e vajzave, kanë lajmëruar menjëherë policinë. Mediat e huaja shkruajnë se Sonya Spoon vuante nga çrregullime mendore, e ndërsa ajo nuk ka shprehur pendim për veprimin e kryer. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori