Shokohet familja, bashkë me picën poqën edhe gjarpërin
Kishin planifikuar një darkë të këndshme me pica por familja nga Karolina e Veriut është tmerruar kur pa në furrë bashkë me picën dhe një gjarpër.

Amber Helm vendosi picën e ngrirë në furrë dhe pas 10 minutash nga furra nisi të dalë një erë e keqe.

Amber largoi dy fëmijët duke menduar se furra ishte dëmtuar dhe nga momenti në moment mund të shpërthente në flakë.


Por kur hapi derën e furrës u tmerrua: Brenda ishte një gjarpër i pjekur.

Pyetjes që lind në moment: Nëse e hëngrën picën, ajo I përgjigjet: Jo ne dolëm të hanim jashtë ndërkohë bashkëshorti I saj nisi punën për të pastruar furrën dhe të largojë gjarprin e pjekur.

Që prej asaj dite familje nuk e ka përdorur më furrën.
Shtuar më 04/01/2020, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori