Shoferi përplaset në mënyrën më komike me traun e parkimit (VIDEO)
Shoferi që po dilte nga një parking në Sevastopol të Krimesë, ka shpëtuar i palënduar edhe pse pësoi një aksident të pazakontë.

Kur po dilte në rrugë, vetura i është kthyer prapa dhe nga dritarja e hapur, i hyri trau i parkingut, që më pas i theu xhamin e pjesës së pasme.

Derisa herën e parë arriti ta largonte shufrën horizontale, ajo ihyri sërish dhe këtë herë u lakua si grep dhe nuk po i hiqej.

I nervozuar me këtë ndodhi, shoferi vendosi të largohej bashkë me të.

Shtuar më 01/10/2019, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori