Shoferi gjeni i shmanget dhjetra gjobave për shpejtësi, por në fund e pëson keq (FOTO LAJM)

Një turku i kishe shkuar mendja mirë për t'u shpëtuar gjobave të shpejtësisë në autostradë duke bërë një ndryshim të vogël në targën e makinës.

Pas një kontrolli fizik të bërë nga policia, u zbulua se shoferi 32 vjeçar e kishte vendosur targën me menteshë dhe në momentin kur voziste me shpejtësi e ngrinte atë duke mos i dhënë mundesi kamerave që ta fiksonin.

Kjo lojë e tij zgjati disa muaj deri sa u kap nga policët. Tashmë shoferi ka marrë një gjobë të majme, pas të cilës nuk do t'i shkojë më ndërmend që të bërë veprime të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori