Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, shqiptari vret me thikë italianin

Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar, pasi ka vrarë një 52-vjeçar duke e goditur atë me thikë në qafë dhe në disa pjesë të tjera të trupit.

Sipas medieve italiane bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në zonë e quajtur via Borghesiana, në Itali.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, pasi dyshohet se  52 vjeçari  kishte lidhje intime me gruan e shtetasit shqiptar.