Sulmohet kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni
Shkoi me dhimbje në spital, mjekët zbulojnë tmerrin në stomakun e pacientit
Nj ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Indi.

Maksud Khan, 35 vjeç, u dërgua në një spital në Madhya Pradesh të Indisë me dhimbje barku, por doktorët i gjetën në stomak 263 monedha dhe rreth 100 gozhda dhjetëra brisqe dhe sende të tjera.

Kirurgët nuk humbën kohë dhe reaguan menjëherë duke realizuar ndërhyrjen kirurgjikale duke hequr 7 kilogramë lëndë të huaj nga stomaku i pacientit.

“Pacienti ka paqëndrueshmëri mendore. Askush tjetër nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai punonte me një triçikël që transportonte mallra dhe shpesh gëlltiste monedha që i jepeshin nga klientët e tij”, thanë mjekët. Ndërkohë, të afërmit thanë se ai kishte rënë në depresion. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2018, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori