Shkencëtarët paralajmërojnë një stuhi të rrezikshme diellore
Miliona njerëz nga mbarë bota janë duke i bërë gati fishekzjarrët për të festuar vitin e ri, por dërgesa speciale e vitit të ri nga Dielli mund të vijë më herët.

Shkencëtar nga Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës, parashikojnë se një stuhi diellore do të godasë Tokën brenda pak ditëve. Ky fenomen shfaqet kur plazma diellore digjet dhe drejtohet drejt Tokës.

Këto stuhi krijojnë fenomenin e njohur si “Drita e Veriut”. Efekti është i ngjashëm me atë të një impulsi masiv elektromagnetik (EMP), që shkaktohet nga armët bërthamore që shpërthejnë në qiell.

Stuhia e fundit diellore ka ndodhur në vitin 1859 dhe është quajtur “Carrington Event”. Ajo ishte aq e fortë sa që nga ajo janë fikur makinat telegrafike në dy kontinente, që i kanë mundësuar “Dritës së Veriut” të shihet madje nga Afrika, Australia dhe Amerika Latine, shkruan telegrafi.

Që nga ajo kohë, shkencëtarët e kanë kuptuar se stuhia diellore mund të jetë kërcënim shumë më i madh. Revista shkencore “Mjedisi atmosferik”, ka botuar një artikull në të cilin thuhej se stuhia diellore mund të shkaktoj sot 2.6 miliardë dollarë dëme vetëm në Amerikë.

Pete Riley, hulumtues në shkencën parashikuese “Predictive Science”, ka deklaruar se ekzistojnë gjasa të mëdha që një stuhi e madhe diellore të arrijë në Tokë gjatë dekadës së ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2016, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori