Ndiqni live ndeshjen Itali 1 - 0 Shqipëri (LIVE)
Shkencëtari që kthen vezën e zier në vezë të freskët
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një shkencëtar australian ka fituar çmimin “Ig Nobel” për shpikjen e tij që rikthen vezën në të freskët, pasi është zier.

Profesori i kimisë, Colin Raston nga Universiteti Flinders në Adelajde dhe grupi i tij i punës kanë krijuar pajisjen “Vortex Fluidic”, që shpërbën proteinat, përfshirë ato që i japin strukturën e fortë vezëszier.

Nxehtësia bën që proteinat e mëdha të së bardhës së vezës të lidhen së bashku duke formuar një masë të ngjeshur, për t’i dhënë më pas vezës ngjyrën e bardhë dhe fortësinë.

Pajisja e Rastonit i vendos këto proteina në një tretësirë, nëpërmjet një gypi rrotullues, ku forca e shpërbërjes i nxjerr ato në vijë të drejtë për t’i kthyer në formën e tyre origjinale.

Në këtë proces, veza nuk mund të përdoret e pathyer, me lëvozhgën e saj, apo t’i shtohet kripë e piper, por pajisja gjen një zbatim në rritjen e efektit të ilaçeve për kurimin e kancerit. /albeu.com/

Shtuar më 16/12/2016, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}