Shkencëtari Carl Sagan ka një parashikim shqetësues për botën e sotme
Astronomi Carl Sagan ishte një komunikues i madh i shkencës, i njohur gjerësisht për seri origjinale televizive “Cosmos”.
Ai ishte gjithashtu një shkrimtar pjellor dhe në vitin 1995 shkroi librin “Bota e pushtuar nga djajtë: Shkenca si një qiri në errësirë”, që prek tema të ndryshme, që nga hedhja poshtë e mashtrimeve si rrëmbimet prej alienëve, tek spiritualizmi.

Më poshtë një paralajmërim trazues që deri diku kujton botën ku jetojmë sot.

Shkenca është më shumë se një trup njohurish; është një mënyrë të menduari.

Kam një parandjenjë të keqe për Amerikën në kohën e stërnipërve të mi, kur SHBA të jetë një shërbim dhe ekonomi informacioni; kur të gjithë industritë kryesore të prodhimit të kenë shkuar në vende të tjerë; kur fuqi të jashtëzakonshme teknologjike të jenë në duar të pak njerëzve, dhe ata që përfaqësojnë interesin publik as nuk do munden të rrokin problemet; kur populli të ketë humbur aftësinë për të vendosur agjendën e vet, apo me vetëdije të vërë në dyshim ata që kanë pushtet; kur shkundja e kristakleve tona dhe konsultimi nervoz me horoskopin, me aftësitë tona më të rëndësishme në rënie, të paaftë për të dalluar mes asaj që ndihet e mirë dhe asaj që është e vërtetë, ne do rrëshkasim, pothuaj pa e vënë re, sërish në supersticion dhe errësirë”. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori