Shkencëtarët në alarm: Vullkani në Napoli po riaktivizohet, 3 milionë banorë në rrezik (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vullakni Campi Flegrei i cili ndodhet në Itali afër qytetit të Napolit, ka alarmuar shkencëtarët italianë të cilët besojnë se vullkani mund të shpërthejë në cdo moment.

Shkencëtarët kanë gjetur dëshminë e parë të drejtpërdrejtë të një 'zone të nxehtë' që ushqen supervullkanin, i cili po bëhet më i fuqishëm, përcjell albeu.com.

Vullkani Campi Flegrei nuk ka shpërthyer që nga viti 1538, por ekspertët kanë paralajmëruar se mund të cojë në një tjetër shpërthim shkatërrues.

Riaktivizimi i vullkanit Campi FlegreiNapoli do të thotë përfundim tragjik për miliona njerëz. Të paktën kështu shprehen shkencëtarët.

Vullkani i lashtë shpërtheu në vitin 1538 dhe zgjati 8 ditë, duke shkatërruar në masë zonën përreth, ndërsa për herë të fundit është aktivizuar në vitin 1944.

Në rast riaktivizimi ai do të vinte në rrezik jetën e 3 milionë qytetarëve që banojnë në Napoli dhe zonat përreth. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori