Shkencëtarët ndërtojnë fytyrën 1 mijë vjeçare të luftëtares vikinge (FOTO LAJM)

Shkencëtarët kanë arritur të rikrijojnë fytyrën e një luftëtareje vikinge, e cila ka jetuar mbi 1 mijë vite më parë. Fytyra e gruas është rikrijuar bazuar në skeletin e gjetur në një varrezë vikingësh në Solør, Norvegji. Tashmë ajo ruhet në Muzeun e Historisë dhe Kulturës në Oslo.

Sipas arkeologes Ella Al-Shamahi, fillimisht ata arritën të identifikonin gjininë e skeletit si fëmër. Më tej u zbulua edhe se bëhej fjalë për një skelet femre.

Megjithatë, tani shkencëtarët britanikë kanë arritur të “sjellin në jetë” luftëtaren femër, duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës. Ajo u gjet e varrosur me armë lufte, përfshirë shigjeta, një shpatë, një shtizë dhe një sëpatë.

Gruaja ka një çarje në pjesën e kafkës, e cila dyshohet se ka sjellë edhe vdekjen e luftëtares vikinge.
Shtuar më 03/11/2019, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori