Shkencëtarët: Jetëgjatësia do dyfishohet, përparon inteligjenca artificiale
Pëlqej
Pas shumë kohësh, ne jo vetëm do të kemi një jetë më të sofistikuar por studiuesit i mëshojnë faktit se jetëgjatësia do të dyfishohet. Kjo mbetet ende një teori, duke nxjerë të gjitha pritshmëritë pozitive dhe negative.

Në sajë të këtyre kërkimeve të ndryshme është arritur dhe në përfundimin se dhe lindshmëria do të shtyhet dhe gratë do të bëhen nëna kryesisht në moshë të vjetër.

Një teori e re e ‘Global Brain Institute’ përshkruan sesi do të jetë njeriu i së ardhmes. Si rezultat i avancimit të teknologjisë dhe seleksionimit natyror, kërkuesit thonë se jetëgjatësia do të dyfishohet.

Në më pak se katër dekada, këto hulumtime i mëshojnë faktit se inteligjenca artificiale do të jetë ajo që do të kryejë gjithë punët dhe detyrat e kësaj bote. Shkencëtari Candel Last ka deklaruar se ky ndryshim është i rëndësishëm, aq sa evolimi nga majmuni te njeriu i ditëve të sotme. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori