Shkenca shpik vaginën me lëkurë peshku, mjeku në Brazil realizoi ndërhyrjen
Një arritje e re e shkencës dhe e mjekësisë cilesohet ajo qe ka ndodhur ne Cali të Kolumbisë. Mjeket atje kanë arritur të implantojnë një vagine duke perdorur lekuren e peshkut. Mediat vendase kane dhënë detaje, duke bërë me dije se nderhyrja është realizuar nga mjeku brazilian Álvaro Rodriguez, i cili kryen ndërhyrje të tjera të këtij lloji. Vagina i është implantuar nje transgjinoreje 36 vjecare, e cila është gruaja e parë që në trupin e saj do të kenë organin gjenital përmes lekurës se peshkut. Mjeket krijuan një kanal 18 centimetra të gjatë dhe 4 cm në diametër, të mbuluar nga lëkura e tilapisë, një peshk me origjinë afrikane.

Ndërhyrja zgjati rreth dy orë dhe u krye me sukses. Siç shpjegohet nga profesionisti, "lëkura e tilapisë bëhet një protezë biologjike dhe është e veshur sikur të ishte një mukozë natyrale.

Çfare ndodh me aromen karakteristike te peshkut? Ajo zhduket, pasi lëkura trajtohet me kimikate. Trajtimi u zhvillua nga mjekë nga Universiteti i Brazilit, të cilët kanë vite që studiojnë kete lloj peshku. Kjo procedurë është menyra më e lirë dhe më e shpejtë, sesa me teknikat tradicionale
Shtuar më 25/08/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori