Tërmeti në Turqi e Siri, OKB: Fazës së kërkim-shpëtimit po i vjen fundi

Fazës së shpëtimit në Siri dhe Turqi po “i vjen fundi” pas tërmetit vdekjeprurës të së 6 shkurtit, me fokus tani në ofrimin e strehimit, ushqimit, edukimit dhe mbështetjes psikologjike për të mbijetuarit, tha sot kreu i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare i OKB-së, Martin Griffiths.

“Ajo që është më mbresëlënëse këtu është se edhe në Aleppo, i cili ka vuajtur kaq shumë për shumë vite, ky moment, ai moment i tërmetit ishte përvoja më e keqe që këta njerëz kanë jetuar ndonjëherë”, theksoi Griffiths.

Zyrtari i OKB-së shtoi gjithashtu se organizata do të transportojë ndihma humanitare nga zonat e kontrolluara nga qeveria siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë veriperëndimore./albeu.com