Shkeli të drejtën e patentës, paditet Samsung me 3 milionë dollarë
Pëlqej
Kompania koreane Samsung është paditur në një gjykatë në Teksas nga PACid technologies, e cila është një kompani amerikane për enkriptimin e të dhënave.

Kompensimi i kërkuar nga kjo kompani arrin 2.82 miliardë dollarë, krahasuar me shitjet e pajisjeve të Samsung që nga 2016-ta.

PACid Technologies pohon se shumica e modeleve, duke përfshirë Galaxy S6 edge, Galaxy S7, Galaxy S7 edge, Galaxy S8, Galaxy S8+, ishin të pajisur me softuerin që ka metoda të tyre të enkriptimit të të dhënave. /albeu.com/


Shtuar më 14/04/2018, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori