Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030
Këngëtari irlandez, Bob Geldof, ka thënë se Toka mund të shkatërrohet deri në vitin 2030">2030, si pasojë e ndryshimeve të mëdha klimatike. Aktivisti politik dhe ish-anëtari i grupit “Boomtoën Rats” i ka bërë këto deklarata para 8.000 delegatëve ndërkombëtarë në samitin e Johanesburgut, “Një botë e re”, ku tha se raca njerëzore shumë shpejt mund të zhduket.

“Do të ndodhë një zhdukje masive. Kjo mund të ndodhë gjatë kohës sonë. Shenjat janë se do të ndodhë, edhe atë shumë shpejt”,-citon "Telegraph" fjalët e Geldof.

62-vjeçari u është drejtuar të rinjve me fjalët: “Gjenerata ime dështoi më shumë se kushdo tjetër. Ju nuk duhet ta lini gjeneratën tuaj të dështojë. Lufta e radhës nuk do të jetë Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Dytë Botërore, por do të jetë fundi.

“Ndoshta nuk mund të arrijmë deri në vitin 2030">2030. Duhet ta marrim parasysh urgjentisht problemin e ndryshimit të klimës. Çfarë do të bëni rreth kësaj. Bëhuni seriozë”./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori