Lleshaj ndryshon mendim pas dhunës: Policia, jo vetëm fytyrë e imja

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duket se ka ndryshuar mendje përsa i përket përfaqësimit të tij nga policia e Shtetit.

Ditën e sotme ai ka bërë një deklaratë ku thekson se policia e Shtetit është jo vetëm imazh i tij, por edhe i shoqërisë.

Kjo deklaratë vetëm vjen një ditë më pas, ku Lleshaj e theksoi edhe njëherë se në fytyrën e ccdo polici do ishte ai.

Deklarata

Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale.

Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik.

Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë!


Shtuar 20.05.2020 10:42