Berisha në Kurbin: Nga veriu në jug, fryn flladi i fitores dhe pranvera e demokracisë

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ndodhej në Kurbin ku zhvilloi takim takimin mbyllës të fushatës elektorale me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu.

Nga Kurbini Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe theksoi se kandidati Haxhia i ka kalluar datën që në hapat e parë të garës.

Berisha: Do ta nis me një përshëndetje për Behar Haxhiun sepse që në hapat e parë të garës së tij, i kalli datën, i futi lepurin në bark njeriut që kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të ngjashëm me të një halabaku, me një fjalor ordiner dhe mbeti duke e cituar Beharin, por tani dy fjalë do ja them këtu:

Edi, Behari është një njeri punëtor, të dy keni qeveritarë vendorë. Behari ka qeverisur shumë vite komunën e Milotit dhe ti nga partia jote bashkinë e Tiranës. Kur u largove nga Tirana, raporti i OSBE të akuzoi e zezë mbi të bardhë se ke vjedhur 200 mln euro dhe i ke fshehur në llogaritë offshore. Të lash gojën ti kur të përmendësh Beharin.

Berisha theksoi se në Kurbin po mbyll fushatën e fitores dhe kudo në Shqipëri “nga veriu në jug, fryn flladi i fitores dhe pranvera e demokracisë.”

Më tej, ish-kryeministri deklaroi se kreu i qeverisë ka frikë nga vota e lirë dhe prandaj i bën thirrje shqiptarëve që të mos dalin në votime.

Por, sipas Berishës, më 14 maj shqiptarët do të votojnë ndryshimin./Albeu.com/


Shtuar 11.05.2023 18:04