Shitet për 32 milion dollarë Diamanti Pink Promise
Diamanti “Pink Promise” u shit sot në ankand nga shtëpia Christie’s në Hong Kong për 32,16 milionë dollarë.

Guri prej 14,93 karat u ble nga një blerës që preferoi të mbetet anonim, pasi mori pjesë në ankand nëpërmjet telefonit.

Sipas shtëpisë së ankandave “Christie’s”, bëhet fjalë për çmimin e dytë më të lartë për karat për një diamant pas atij të arritur nga “Vivid Pink” (pesë karat) shitur në Hong Kong në vitin 2009 për 10,78 milionë dollarë.

Guri nuk ka arritur vlerësimin e bërë nga shtëpia e ankandeve, që ishte 42 milionë dollarë.

“Ky ishte një çmim shumë i lartë”, theksoi François Curiel, president i Christie’s për Evropën dhe Azinë, pas shitjes.

“Kjo tregon se Hong Kongu është një qendër shumë e rëndësishme për stolitë”, shtoi ai shkruan bw.

Në muajin prill, një diamant i kuq i madh “Pink Star” propozuar nga “Sotheby’s” (59,60 karat), theu rekordin botëror për një gur të shitur në ankand duke arritur vlerën e 71,2 milionë dollarëve.
Shtuar më 28/11/2017, ora 23:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori