Shitet me një çmim rekord letra e pasagjerit të Titanic
Një letër personale e gjetur në trupin e një burri të mbytur në fundosjen e anijes Titanic është shitur në një ankand të shtunën për mbi 140 mijë euro, shifër kjo rekorde e korrespodencave nga anija e fundosur.

Letra është një prej të fundit që dihet se i ka mbijetuar zhytjes dhe ende mban në vete shenja nga koha sa ishte në Atlantik, raporton Reuters.

E shkruar nga pasagjeri i klasit të parë, Alexander Oskar Holverson, letra i është dedikuar nënës së tij.

Nw letrën e tij ai ka përshkruar përshtypjet e tij në anijen e madhe, duke e lavdëruar ushqimin dhe muzikën.

“Nëse gjithçka shkon mirë, ne do të arrijmë në New York të mërkurën në mëngjes”, ka shkruar Holverson një ditë para se anija të godiste ajsbergun.

Holverson ishte një shitës i lindur në Minnesota, i cili po udhëtonte me anije bashkë me gruan e tij, Mary Alice, e cila i kishte mbijetuar fundosjes. /albeu.com/








Shtuar më 21/10/2017, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori