“Shiko se djali nuk të ngjan…”, babai përballet me të vërtetën shokuese pas mesazhit në Facebook
Pëlqej
Shiko se djali yt nuk të ngjan.” Ishte pikërisht ky mesazh nga një i panjohur, që i ka ndryshuar jetën një 30-vjeçari italian.
E pas kësaj fraze, ai ka bërë testin e ADN-së të birit, edhe pse kundër dëshirës së bashkëshortes.

Rezultati i analizave duket se i ka dhënë një goditje të madhe, pasi ka vërtetuar se fëmija nuk ka qenë i tij.

Madje madje i biri kishte qenë i personit që i kishte dërguar mesazhin në rrjetin social.

Gruaja e tij është detyruar ta pranojë raportin që ka pasur me personin tjetër, ndërkohë që i riu nga Pesaro ka hapur seancë gjyqësore për të mos pranuar më atësinë fëmijës.

Ai madje ka lënë shtëpinë ku jetonte bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël që deri para pak kohësh e dinte si të tijin.
Shtuar më 11/07/2018, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori