Shihni ëndërr sikur jeni shtatzanë? Mesazhi që përcjell
Për sa kohë ekziston njerëzimi, përpjekja për të zgjidhur misterin e ëndrrave vazhdon. Psikologët mendojnë se ëndrrat reflektojnë me saktësi gjendjen tonë të tanishme dhe ndërgjegjia jonë përpiqet të na tregojë diçka të rëndësishme nëpërmjet ëndrrave herë pas here.

Ëndrrat mund të jenë të ndryshme për çdo njeri, mirëpo janë disa ëndrra që janë të përbashkëta për të gjithë ne. Secili nga ne i sheh këto lloj ëndrrash herë pas here. Këto ëndrra janë shkaktuar nga instinktet tona të lashta, një kod kulturor, përvoja e paraardhësve tanë dhe përvoja personale. Një psikologe dhe eksperte në fushën e ëndrrave, Patricia Garfield, i quan ato "ëndrra universale".

Duke rënë

Në moshë madhore, ne shpesh shohim në ëndërr sikur po biem. Sipas psikologëve, ëndrrat që shikoni duke rënë simbolizojnë frikën e humbjes së kontrollit. Ju nuk mund të kontrolloni çdo gjë në jetën tuaj. Disa shkencëtarë i shpjegojnë ëndrrat për rënien me një logjikë të thjeshtë: trupi po zhytet në gjumë, sistemi nervor fillon të qetësohet, presioni i gjakut dhe niveli i ritmit të zemrës dhe truri juaj në gjumë mund të perceptojnë këtë ndryshim fiziologjik si rrezik ose vdekje prandaj ju bën të zgjoheni papritmas. Versioni i kundërt i kësaj ëndrre është fluturimi që nënkupton çlirimin nga ndonjë barrë e vështirë dhe marrjen e lirisë së dëshirueshme.

Dhëmbët që bien dhe vdekja

Ndërgjegjia jonë i interpreton dhëmbët si një armë, treguesin e forcës dhe një aftësi për të "kafshuar" një pjesë të botës. "Ndoshta, kohët e fundit po ndiheni të paarmatosur dhe të pafuqishëm në botën reale", -shpjegon një ekspert i ëndrrave. Ai lidh ëndrrat me rënien e dhëmbëve me një zemërim të fshehur. Si rregull, kur shtypim zemërimin, ne shtrydhim nofullat tona dhe dhëmbët mund të fillojnë të kërcasin dhe të bluajnë. Kjo ëndërr mund të sinjalizojë se është koha e duhur për të hequr qafe ndjenjat negative. Shumë shpesh, ne mund të kemi ëndrra ku dikush pranë nesh është plagosur, sëmurë ose duke vdekur. Ato ëndrra shkaktojnë tmerr, megjithatë, nga pikëpamja e psikologjisë, nuk janë të këqija. Është thjesht frika jonë për të ardhmen dhe ndryshimet e pashmangshme që ndodhin me ata që janë pranë nesh. Nëse sheh vdekjen tënde, do të thotë se një pjesë e së kaluarës suaj po "vdes" dhe ju po i jepni hapësirë diçkaje të re. Ëndrrat për lindjen dhe shërimin zakonisht shfaqen kur diçka e re po ndodh në jetën e një personi (si një punë apo projekt i ri) dhe simbolizon një përvojë të re.

Dështimi në një provim ose në një performancë publike

Jeni gati për të dhënë një provim dhe nuk mbani mend asgjë, ose jeni përpara një turme të madhe dhe nuk ju del asnjë fjalë. Kjo është një ëndërr tipike që e shohin nxënësit dhe fëmijët e shkollës, por edhe njerëz që janë diplomuar shumë kohë më parë. Me siguri keni fjetur të stresuar ose ju shqetëson diçka


Ndjekja

Ëndrra të tilla kanë disa kuptime të ndryshme. Kushtojini vëmendje gjërave që ju ndjekin, ato simbolizojnë një ndjenjë të pakëndshme ose situatë që po përpiqeni të mos e mendoni në jetën reale. Mund të jetë borxh apo varësi. A ndiqeni nga një person që e njihni? Mendoni kush është dhe çfarë ju lidh me të. Ekziston edhe një teori që thotë se ëndrrat për të ikur nga dikush janë thjesht jehona e instinkteve primitive që janë në genet tona në sajë të paraardhësve tanë. Pse? Ata vazhdimisht vraponin nga grabitqarët.

Shtatzëni

Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, nuk janë vetëm vajzat që shohin ëndrra me shtatzëninë. Një psikolog, David Bedrick thotë: "Shtatzënia simbolizon diçka të re që rritet brenda nesh". Ju ëndërroni lindjen e një projekti të ri interesant. Mund të jeni edhe duke bërë një riparim në shtëpinë tuaj.

Jeni vonë

Ëndrrat që ju jeni duke vrapuar pas një treni që po ikën ose jeni me vonesë për një takim të rëndësishëm mund t'i shihni mjaft shpesh. Sipas një eksperti të ëndrrave, Michael R. Olsen, ato mund të simbolizojnë frikën e humbjes së diçkaje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet tuaja ose në edukimin e fëmijës suaj, për shembull. Nëse jeni vazhdimisht të zhytur plotësisht dhe nuk keni shumë kohë për të përmbushur gjërat në jetën reale, ndërgjegjia juaj po sinjalizon se është koha që ju të rishikoni orarin tuaj dhe të krijoni kohë për gjëra shumë të rëndësishme.
Shtuar më 21/01/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori