Shi oktapodësh dhe molusqesh, stuhia tmerron njerëzit

Pëlqej
Shoferat e makinave u tmerruan kur mbi automjetet e tyre filluan të bien oktapodë, yje deti dhe molusqe gjatë një stuhie të frikshme. Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë qartazi krijesat e detit të ngecuara në xhamat e makinave pasi një mot i çmendur përfshiu qytetin bregdetar të Qingdao në Kinë.

#seafoodrain ishte hashtagu më i klikuar online teksa fotot dhe videot nga stuhia u bënë virale, duke treguar shkatërrimin që la pas.

Meteorologët thanë se moti i dhunshëm ishte gati të thyente rekord të uraganëve, me erëra që frynin 78 mph. stuhia besohet se shkaktoi edhe vorbulla uji në Detin e Verdhë, të cilat thithën të gjitha llojet e krijesave të detit e që më pas i hodhën nëpër rrugë.\

Shtuar më 17/06/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori