Sherr mes të moshuarash, 73-vjeçarja godet me tullë për vdekje 82-vjeçaren
Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve, njëra 73 vjeçare dhe tjetra 82 vjeçare përfundoi tragjikisht pasi kjo e para e goditi për vdekje me një tullë më të moshuarën, thonë hetuesit.

Policia tha se Chun Oh është akuzuar për vrasje në vdekjen e Hwa Cha Pak, trupi i të ciliës u gjet në mëngjes një të diel në një kopsht prapa ndërtesës së apartamenteve në Bladensburg, aty ku jetonin gratë e moshuara.

Hetuesit thanë se Oh dhe Pak kishin një mosmarrëveshje para vrasjes. Policia tha që Oh “goditi viktimën disa herë me një tullë.” Oh pastaj thirri 911, tha policia.
Shtuar më 10/09/2019, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori