Avioni i linjës Beirut-Londër është
detyruar të bëjë një
ulje urgjente për shkak të një sherri mes dy pasagjerëve.
Në pamjet e publikuara nga ‘Daily Mail’ shihen sesi 2 persona në qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, ndërsa
pasagjerët dhe stafi i avionit përpiqen t’i ndajnë.
Por pavarësisht ndërhyrjes dhe tentativës për t’i ndarë piloti është
detyruar të bëjë
ulje emergjente në Stamboll të Turqisë.
Mësohet se arsyeja dhe motivi i sherrit ka nisur pasi njëri nga
pasagjerët ka pasur një mosmarrëveshje me një nga stjuardesat, ndërkohë që pasagjeri tjetër ka ndërhyrë në mbrojtje të saj./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017,
ora 16:05