Shenja që le këpuca detyron kompaninë të heqë këpucët nga qarkullimi
Një shenjë që lë këpuca ka detyruar që kompaninë e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqë këpucët nga tregu.

E gjitha filloi falë një fotoje të postuar në rrjetin social Reddit ku këpuca linte shenjën e një simboli nazist dhe për shkak të kritikave të mëdha, detyroi kompaninë të hiqte nga tregu këpucët.

Fotografitë e publikuara dhe kritikat e marra bënë që kompania e këpucëve, “Conal International Trading”, të kërkojë ndjesë dhe t’i tërheqë nga tregu këpucët e realizuara në Kinë.

“Nuk do i shesim më këto këpucë. Nuk kemi krijuar asnjëherë një model për të promovuar urrejtjen”, thuhej në deklaratën e kompanisë./albeu.com/

Shtuar më 19/01/2017, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori