Sheh për herë të parë babanë pa mjekër, reagimi i bebes është fantastik (VIDEO)
Ky është momenti kur një fëmijë i vogël shikon për herë të parë babanë pa mjekrën e tij të madhe.

Një 34-vjeçar italian kishte vënë bast me një shok mbi numrin e skuadrave të Serisë A që kualifikoheshin për Champions League dhe e humbi, duke u detyruar të hiqte mjekrën që e mbante prej kohësh.

Djali 1-vjeçar i tij nuk e kishte parë kurrë babanë të rruar dhe kur e pa për herë të parë pa qime në fytyrë, u habit jashtë mase.

Pasi e shikoi ngultas dhe i preku fytyrën me dorë disa herë, bebi i drejtohet me fjalën “mami”.
Shtuar më 24/05/2018, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori