Shefi i "Mercedes" del në pension, por rivalët e BMW i bëjnë atë që s'do ta harrojë kurrë (VIDEO)
Pas dekadash në Mercedes dhe shef i kolosit gjerman nga viti 2006, Dieter Zetsche vendosi të dalë në pension, i zëvendësuar nga suedezi Olla Kallenius.

Një lajm i rëndësishëm në botën industriale, që u përhap kudo në botë, dhe nuk mund të mos interesonte edhe rivalët e përjetshëm të BMW-së.

Këta të fundit menduan të uronin “kundërshtarin” e tyre tashmë në pension me një reklamë enkas, që ndërthur respektin për largimin e një figurë të madhe të industrisë gjermane me promovimin e brand-it të BMW. Në reklamën e BMW-së, imagjinohet dita e fundit e punës për Zetsche, që normalisht interpretohet nga një sozi.

Rezultati u pëlqye nga të gjithë, ndoshta edhe nga vetë ish “bosi” i Mercedesit.
Shtuar më 01/06/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori