Fillon lundrimin aeroplanmbajtësja 100 mijë tonëshe e SHBA-ve (FOTO & VIDEO)
E ndërsa tensionet me Rusinë dhe Korenë e Veriut janë shtuar së tepërmi kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë në ujëra aeroplanmbajtësen më të re amerikane "USS Gerald R. Ford".

Ajo është aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, dhe se për ndërtimin e saj janë dashur të paktën 13 vite pun dhe 13 miliardë dollarë.

"USS Gerald R. Ford" peshon 100 mijë ton, ka një pistë prej 4 mijë metra katrorë dhe mund të mbajë në bordin e saj 75 avion luftarkë të ndryshëm.

Ajo është vendosur në Hampton Roads dhe më pas është futur në det, për të kryer testin përfundimtar të lundrimit.

Aeroplanmbajtësja është e pajisur gjithashtu me armët më të fundit të teknologjisë në bordin e saj. /albeu.com/

Bisha 100 mije toneshe amerikane

Shtuar më 14/04/2017, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori