SHBA, meteori shpërthen mbi Alabama
Një meteor i përmasave të një topi bejsbolli ka shpërthyer mbi pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e së hënës, duke e krijuar një rrip të dritës, një zhurmë të madhe dhe jashtëzakonisht shumë postimerrjetin social Twitter.

Sipas Reuters meteori është shfaqur mbi Alabama, duke ecur me shpejtësi prej mbi 122 mijë km për orë. Ai është shpërthyer në më shumë se 40 km mbi Woodstock të Alabamas. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori