Sfidoni veten me testin që nuk e zgjidh gjysma e botës
Për personat, të cilët kanë dëshirë për ta sfiduar veten, Qendra Britanike e Hulumtimeve Shkencore ka përgatitur një test i cili është për fëmijët 7 vjeçar, e që sipas tyre, as gjysma e popullsisë britanike nuk ka arritur ta kalojë.

Në vazhdim mund t’i gjeni pyetje sfiduese:

1. Ju keni 50 poçe të llambave. Sa mbeten kur i largoni katër pako me nga dy copa?

a) 42 b)58 c)48 d)46

2. Ora është 21:51. Ju keni qenë duke pritur që nga ora 12 pa gjysmë. Sa minuta pritët?

a) 6 b)13 c)19 d)21

3. Cili nga këto trungje të drurit është më i madhi?

a)1.7m b) 1.27m c)172cm d)1075mm

4.Nëse sot është ditë e marte e 14 prillit, cila është data e së dielës së fundit të prilli?

a) 27 prill b) 26 prill d)28 prill d)30 prill

5. Nëse një shall kushton 11.70 euro me 10% zbritje, sa është çmimi origjinal i tij?

a) 12.50 euro b) 13.25 euro c) 13.99 euro d)13.00 euro

6. Mëngjesi i një personi përmban 640 kalori të energjisë. Cila është përqindja e 2000 kalorive, që ai i merr çdo ditë?

a)45% b)62% c)65% d)32%

7. Çmimi i biletës së trenit është rritur për 2% në vitin e parë, dhe 5% në vitin e dytë. Për sa përqind është rritur çmimi në periudhën dy vjeçare?

a)7% b) 7.1% c)10% d)10.7%

8.Një dozë e një ilaçi bëhet duke e holluar një pjesë të tij, në 5 gota të ujit. Sa duhet të jetë sasia e koncentratit në një dozë prej 150 ml të ilaçit?

a)35ml b)30ml c)25ml d)20ml

9. Ju e bleni një laptop që kushton 899 euro, duke përfshirë TVSH’në prej 20%. Sa është shuma e TVSH’së.

a) 179.80 euro b)89.90 euro c)125 euro d)Asnjëra nga këto

10. Një mikrovalë kushton 99 euro, duke përfshirë TVSH’në, që ka vlerë 20%. Sa është çmimi i mikrovalës pa TVSH?

a)79.20 euro b)79 euro c)76 euro d)Asnjëra nga këto

Nëse jeni përgjigjur testit dhe keni ndonjë dilemë, këto i gjeni edhe përgjigjet:

1. 42

2. 21

3. 172cm

4. 26 prill

5. 13 euro

6. 32%

7. 7.1%

8. 25ml

9.Asnjëra nga këto

10. Asnjëra nga këto
Shtuar më 13/05/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori