Sfidë me lemzën, ja kush fitoi (VIDEO)
Lemza është një fenomen që shpesh bëhet jo vetëm shqetësuese por dhe bezdisëse për të gjithë ne. Në një betejë me lemzën duket se ky djalosh nga Australia, ka arritur që të fitojë sfidën dhe të mos ndalojë së kënduari himnin në fillim të një ndeshje bejsbolli.

7-vjeçarin australian Ethan Hall e zuri lemza në momentin kur filloi të këndonte himnin, por nuk ndaloi për asnjë moment duke shkaktuarqeshura në publik.

Edhe lojtarët e Brisbane dhe Adelaide nuk mund të mbanin dot të qeshurat, por në fund publiku vlerësoi djaloshin duke i dhënë një duartrokitje të fortë. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2015, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori