Serbia, vendi më i armatosur
Sipas një studimi të Qendrës për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Evropën Lindore dhe Juglindore (SEESAC), në Serbi janë regjistruar mbi 1.2 milion armë. Vendi konsiderohet si më i armatosuri në rajon duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit, por edhe ato në botë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, 45 mijë armë të kalibrave të ndryshëm janë të regjistruara në pronësi të 3.300 personave juridik, ndërsa 96% e armëve të tjera janë në pronësi të mbi 600 mijë qytetarëve.

Sipas studimit në Serbi ka rreth 1 milion armë ilegale, dhe kjo e rendit këtë shtet si vendin me numër më të madh të armëve ilegale. Sipas SEESAC, në çdo 100 banorë në Serbi janë të regjistruar 38 armë, dhe kjo shifër është një armë më pak se Iraku. Para Serbisë qëndron SHBA, Jemeni, Finlanda dhe Zvicra.

Të gjitha armët janë pjesë të mbetura të Armatës ish-jugosllave, duke pasur parasysh se Serbia ishte qendra e depove të forcave ushtarako-policore në ish-Jugosllavi.
Shtuar më 03/10/2011, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori