Super jahti që po shfrenon fantazinë (FOTO LAJM)

Sot të gjithë po flasin për këtë jaht. Koncepti 400 milion dollarësh i dizajnerit norvegjez, Kurt Strand ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm për luksin e shfrenuar, por edhe risitë që sjell.

"California" do të jetë i pajisur me një makineri që krijon dallgë artificiale breda pishinës së ndodhur në bordin e tij, ka ujëvarën e vet dhe një sistem shkripëzimi që e kthen ujin e kripur në të pijshëm.

Superjahti 135 metra i gjatë e con praktikisht luksin në nivele të reja. Në të gjendet edhe një bar, një klub nate, një dhomë për lojëra elektronike, palestër me banjo turke brenda, një qendër masazhi e një "Spa".

Por nuk mbaron me kaq, sepse pronarit i duhet edhe një kinema personaler me 24 vende e një “sjoëroom” për makina klasike.

Megajahti 8.000 tonësh është llogaritur të ketë një shpejtësi maksimale prej 20 nyjesh detare. Fuqinë ia shton një bateri 60-tonëshe litiumi, e aftë për dy million vat elektricitet.

Strand tjotë se, nsërtuesit më të mëdhenj të megajahteve kanë shfaqur tashmë interes për këtë projekt dhe janë të gatshëm ta vënë në jetë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori