EMRI/ Arrestohet pas 7 vitesh, ky është “killeri” që vrau Mariglen Gjonajn për t’i vjedhur “Rolex-in” (FOTO LAJM)

Në deklaratën e sotme për shtyp, policia e Lezhës njoftoi se vrasja e Mariglen Gjonajt që ka ndodhur 7 vite më parë është zbardhur. Dhe fotoja që shihni më poshtë e autorit, Kristjan Cenaj, i cili është arrestuar të hënën e 10 shtatorit.

Kujtojmë se eshtrat e Gjonajt u gjetën në Fushë Kuqe në qershor të këtij viti. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, ku 16-vjeçari atëherë 16-vjeçar nxënës i klasës së dhjetë në gjimnazin e Mamurrasit.

I riu ishte për në shkollën me mjetin e të vëllait, por nuk u kthye më. Gjonaj kishte me vete Rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra.

Ishte nëna e tij, ajo që dha e para alarmin për të birin, por për shumë vite nuk pati asnjë rezultat./albeu.com