Gjithçka nis pas mesnate: Brenda festave të çmendura në Mikonos (FOTO LAJM)

Pëlqej
Jeta nuk përfundon kurrë në ishullin e mirënjohur grek të Mikonosit në Egjeun qendror.

Pasi ka përfunduar pjesa e parë e festës, ajo në klubet apo hotelet e qytetit, filon pjesa tjetër, e cila në fakt nuk është për të gjithë pasi pjesëmarrësit janë special dhe ftohen.

Për të hyrë në këto festa, ku droga dhe seksi janë ngjarje normale, duhet të kesh emrin në listë, raporton Albeu.com.

Protothema shkruan sot në lidhje me këto festa që organizohen në Mikonos nga individë të caktuar në apartamentet e tyre duke rekrutuar fillimisht vajza seksi që bëjnë pushimet në ishull apo kanë ardhur për qëllime të tjera.

Më pas, vajza në fjalë ftojnë persona të tjerë të njohur apo të panjohur duke i njoftuar për një feste të "çmendur" që do të zhvillohet në një vend të caktuar, i cili bëhet i ditur vetëm pak minuta para fillimit të festës.

Pjesëmarrja kushton nga 3 500-5 000 euro në varësi të kërkesave të pjesëmarrësve, ndërsa organizatori i kërkon pronarit të shtëpisë që të mbajë të lira dy dhoma gjumi për çdo nevojë të pjesëmarrësve.

Droga shitet lirshëm, ndërsa policia nuk duket gjëkundi edhe pse mund të njoftohet nga banorët lokal për shkak të zhurmave.

Në apartamentin ku do të zhvillohet festa mund të futesh vetëm nëse e ke emrin në listë, e cila është hartuar përmes Whatt's Up apo Viber.

Por, çfarë ndodh në mëngjes pasi të gjithë janë dehur me alkool dhe drogë?

Atyre iu vjen në ndihmë një kompani nga Athina, e cila ofron një solucion të posaçëm që e rigjeneron trupin duke larguar prej gjakut alkoolin.

Bëhet fjalë për një tretësirë me magnez dhe kalçium, e cila quhet edhe si "terapia me oksigjen". Ajo ndihmon në rigjenerimin e trupit prej sasisë së madhe të alkoolit brenda një kohe të shkurtër.

Kështu, ata mund të jenë gati për një festë tjetër të ngjashme në mbrëmje. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori