Elbasan/ U gjet me armë brenda gati për atentat, ky është automjeti, policia s’ka ende emrin e pronarit të BMW-së

Publikohet foto e automjetit tip “BMW X6” në të cilin u gjetën sot katër armë zjarri ( 3 kallashnikovë dhe një pistoletë) dhe lënde djegëse, të bëra gati për kryerjen e një atentati mafioz.

Makina ndodhej jashtë një godine të braktisur, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Burimet bëjnë me dije se zona survejohet e gjitha nga kamerat dhe policia ka sekustruar pamjet filmike, me të cilat do të mund të zbulohen detaje të tjera thelbësore nga ngjarja.

Personat që do të kryenin ngjarjen kriminale dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit, raporton albeu.com.

Policia ende nuk ka një emër të konfirmuar se kush mund të ishte shënjestra e atentatit ndërkohë që as për pronësinë e automjetit BMW X6 nuk ka një emër

Disa persona janë shoqëruar në polici për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojme se vendi ku u gjet automjeti i cili po survejohej prej policisë është pranë pallatit në zonëne e stadiumit “Elbasan Arena”, ku jetonte Erion Alibeaj, i arrestuar nga policia pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt./albeu.com/


Shtuar 19.02.2023 12:09