Sanduiç me djathë për 30 vjet: Më kap paniku kur tentoj të ha diçka tjetër
Ajo gjithmonë ka ngrënë të njëjtën gjë për tridhjetë vjet. Për mëngjes, drekë dhe darkë; sanduiçe me djathë.

April Griffiths jeton në Warëickshire, në Mbretërinë e Bashkuar.

"Sa herë që përpiqem të provoj gjëra të reja sulmohem nga paniku. I gjithë trupi im fillon të tronditet dhe jam tmerrësisht nervoze - shpjegon ajo për versionin në anglisht të gazetës së përditshme ‘Metro’.

Frika nga mbytja është ajo çka përjeton April Griffiths

‘Edhe kur tentoi të ha porcione të vogla të orizit, makaronave ose perimeve, nuk jam në gjendje ti gëlltisë ato’.

April Griffiths është mërzitur aq shumë nga sanduiçët e saj, por nuk mund të pranojë tjetër gjë. Ajo provoi seanca të hipnozës për të qetësuar ankthin e saj, por nuk arriti asgjë.

Ekziston vetëm një përjashtim: patate të skuqura. "E vetmja gjë që mund të tret janë patatet e skuqura. Ato janë eksitimi i vetëm që sythat e shijes sime kanë”.

Shtuar më 25/09/2019, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori