Salepi, pija e ngrohtë nga orkideja
Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri. Pija e mrekullueshme me origjinë turke ka një shije ekzotike por edhe vlera shëndetësore të mëdha.

Në fillimet e tij, salepi ka kënaqur shijet e sulltanëve dhe vajzat lozonjare të haremit, më pas u shpërnda edhe tej në garnizonet e jeniçerëve.

Ai përgatitej nga zhardhokët e orkideve të egra. Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë.

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronikiti.

Dëshira për salep nuk duhet t’ju dërgojë patjetër në Turqi.

Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, do t’ju tregojë se si.

Përbërësit

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi
• 2 gota qumësht
• 2 lugë gjelle me sheqer
• kanellë Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra.

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet. Përdorimet e salepit janë të shumta.

Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkolit./albeu.com/



Shtuar më 30/10/2016, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori