Goditi gruan me sëpatë, arrestohet 70-vjeçari në Vorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë mbrëmjen e djeshme, ku një grua ka mbetur e plagosur nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit është arrestuar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Breg Shkozë, Prezë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

/Albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 14:51