Gjykata rrëzon rekursin për Lefter Kokën

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka kërkoi një masë sigurie më të butë se ajo e arrestit me burg.

Ish-ministri kishte kërkuar përmes avokatëve të tij mbrojtës, ndryshim të masës “arrest në burg” të Apelit të Posaçëm të dates 02 janar. Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Koka u arrestua në Dhjetor, për aferën e inceneratorëve, ku ndaj tij rëndojnë disa akuza si ajo e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës.