ERE miraton vendosjen e fashës 800 kWh: Nga tetori, kush e kalon, paguan më shtrejtë energjinë

Etni Rregullator i Energjisë ka miratuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal për vendosjen e fashës në faturimin e energjisë elektrike.

Në bazë të këtij vendimi, nga 1 tetori deri në 31 dhjetor familjet që do harxhojnë mbi 800 kËh në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.

“Kërkesa për çmimin e ri për konsumatorët familjar që konsumojnë mbi 800 kilovat orë në muaj vjen si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Vendimi është i domosdoshëm në kushtet e emergjencës së shpallur nga qeveria për furnizimin me energji elektrike. Çmimi mbulon kostot e blerjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet e huaja. Ky vendim përbën interes të lartë publik për të garantuar furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve. Kërkesa përmbush kushtet ligjore. Vlerësojmë se caktimi i çmimit 42 lekë për kilovat do të mbuloj blerjen e energjisë dhe do të krijojë likuiditet për të importuar. Propozojmë vendosjen e çmimit 42 lekë, për periudhën 1 tetor deri 31 dhjetor 2022”, tha relatori i vendimit./albeu.com


Shtuar 23.09.2022 16:47