Rusia "mposht" Amerikën
htetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës nw vitin 1969, por tani Rusia mund të hakmerret duke dërguar njerëzit më larg se kurrë, në Mars.


Në fakt, gjashtë burra të mbyllur për një vit e gjysmë në një tub çeliku, i cili simulonte të gjitha kushtet e udhëtimit dhe zbarkimit në planetin e Kuq, “mbërritën” me sukses në planet dhe u kthyen në Tokë, ndërsa kapsula e tyre e izoluar u hap në qendrën hapësinore të ndodhur në afërsi të Moskës.


Misioni synonte të zbulonte mënyrën se si do të reagonte trupi dhe mendja njerëzore ndaj misionit të vështirë dhe rrugës së gjatë deri në mbërritjen ne Mars. Besohet se brenda pak kohësh, Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë njeriun e parë në të parin planet ndonjëherë në historinë e njerëzimit, raporton"TCH".


Përveç kushteve të udhëtimit, që do të kërkojë gjashtë muaj kohë për të shkuar dhe po aq për t’u kthyer në Tokë, tre prej austronautëve simuluan edhe kushtet e zbarkimit në sipërfaqen e Marsit. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori