Talebanët “të shqetësuar” për viktimat në Ukrainë, ky është qëndrimi për agresionin rus

Qeveria talebane në Afganistan ka reaguar për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ndonëse pak kohë më parë vetë talebanët organizuan një grusht shteti ushtarak në Afganistan, duke marrë pushtetin me dhunë dhe duke shkaktuar jo pak viktima, sot ata kanë bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, duke përdorur dialogun.

Qeveria e talebanëve tha se do të mbetet neutral në këtë konflikt, por shton se është e shqetësuar për viktimat civile, të shkaktuara në Ukrainë nga sulmet ruse. Por, kujtojmë se pas rënies së Kabulit gushtin e kaluar, qindra mijëra njerëz u larguan nga Afganistani nga frika e regjimit të të talebanëve.

 


Shtuar 25.02.2022 13:15