Ruani kokën, sateli UARS bie sot në Tokë (VIDEO)
NASA ka përllogaritur se sateliti i dalë jashtë kontrolli do të përplaset në Tokë sot në darkë. Ende nuk dihet se në cilën pjesë të globit do të përfundojë. Ekspertët thonë se kjo mund të mësohet vetëm 12 orë para se UARS të përplaset në Tokë. Sipas NASA-s rreziku nga ky satelit është 1 në 3200.

Sateliti peshon më shumë se 5 ton dhe copat e tij do të përhapen në një sipërfaqe prej 400-500 km gjatësi. Nga informacionet e para mësohet se sateliti mund të përfundojë mbi kontinentin Aziatik. Duke qenë se 70% e Tokës është ujë shumica e pjesëve të satelitit do të përfundojnë në oqean.

UARS u lëshua në hapësirë në 1991 me anijen kozmike Discovery, dhe u nxjerrë jashtë përdorimit në vitin 2005. /albeu.com/


Shihni videon:

<embed src="http://c.brightcove.com/services/viewer/federated_f8/1417334557" bgcolor="#FFFFFF" flashVars="videoId=1171124999001&linkBaseURL=http%3A%2F%2Fwww.space.com%2F13022-amateur-photographs-doomed-satellite.html&playerId=1417334557&viewerSecureGatewayURL=https://console.brightcove.com/services/amfgateway&servicesURL=http://services.brightcove.com/services&cdnURL=http://admin.brightcove.com&domain=embed&autoStart=false&" base="http://admin.brightcove.com" name="flashObj" width="486" height="412" seamlesstabbing="false" type="application/x-shockwave-flash" swLiveConnect="true" pluginspage="http://www.macromedia.com/shockwave/download/index.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash">embed>

Shtuar më 23/09/2011, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori