Rrëzohet nga krahët e të ftuarve, nusja paralizohet
Një nuse nga Sucre, Bolivi, në ditën më të bukur të saj, u rrëzua nga krahët e të ftuarve duke mbetur e paralizuar.

Pas aksidentit që ndodhi mëngjesin e 2 tetorit, viktima u transferua në një qendër shëndetësore.

Drejtoresha e qendrës pohon se goditja ka dëmtuar qafën dhe pavarësisht se “ka ndjeshmëri në këmbë” nuk mund t’i lëvizë ato.

Pacientja, identiteti i të cilës nuk dihet, vazhdon të jetë në spital dhe diagnoza e saj është “politraumë”, “traumë e shtyllës kurrizore” “zhvendosje e vertebrës cervikale C6” dhe “paraplegjike”./albeu.com/

Shtuar më 05/10/2016, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori