Rruga "përpin" autobusin, 6 viktima e dhjetëra të plagosur (VIDEO)
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një gropë e madhe “gëlltiti” një autobus dhe disa këmbësore në Kinën qendrore. Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai.

Pamjet treguan një shpërthim menjëherë pasi autobusi dhe kalimtarët ranë brenda. Pamjet nga incidenti i fundit tregojnë momentin kur njerëzit janë duke pritur në një stacion autobusi, ndërsa toka nën autobus fillon të shpërthejë brenda.

Sipas mediave shtetërore, vrima kishte një diametër prej 10m. Është e paqartë se sa persona ishin brenda autobusit në kohën e incidentit. Këto gropa gjigante që hapen papritur në Kinë janë një fenomen i njohur si “sinchole” dhe kanë marrë jetë njerëzish.

Në vitin 2018, katër persona u vranë pasi një gropë u hap në një trotuar në qytetin Dazhou, në Kinën jug-perëndimore.

Në vitin 2013, një incident i ngjashëm vrau pesë vetë në një zonë industriale në qytetin jugor të Shenzhen.

Ky fenomen lidhet shpesh me ndërtimin dhe zhvillimin e shpejtë në vend.
Shtuar më 14/01/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori