Sa herë në javë duhet ta lajmë flokun? Ekspertët kanë një përgjigje

Ajo që duhet të kujtojmë gjithmonë është se larja e flokëve është diçka krejtësisht e ndryshme nga dushi që shumica e njerëzve bëjnë çdo ditë.

Çfarë do të thotë kjo praktikisht? Që duhet të dimë sa shpesh duhet të lahemi që të kemi flokë të pastër, por të mos i dëmtojmë. Kjo sepse larja shumë e shpeshtë rezulton në humbjen e lëndëve ushqyese natyrale, që do të thotë se nuk duhet të ekzagjeroni.

Shumica e ekspertëve rekomandojnë dy herë në javë. Sigurisht, diçka e tillë ka të bëjë me llojin e flokëve pasi disa flokë mund të jenë shumë të yndyrshëm dhe të kenë nevojë më shpesh. Por ky është rregulli i përgjithshëm.

Flokët e hollë, edhe pse më të butë në rrënjë, priren të duken më pak të kuruar të nesërmen pas larjes dhe përgjithësisht nuk e mbajnë shkëlqimin e tyre për një kohë të gjatë. Ato me yndyrë gjithashtu kanë nevojë për larje më të rregullt. Idealisht tre herë në javë.

Gjithashtu, flokët e dendur zgjasin më gjatë pa shampo dhe priren të mos marrin aromat që kanë flokët më të hollë. Megjithatë edhe në këtë lloj larja është e nevojshme dy herë në javë. /albeu.com


Shtuar 3.03.2023 09:38

Tags: ,